Karriera

Lista me Pozicione Vakante

Doni t'i bashkoheni ekipit tonë?
Na Kontaktoni

Eksploroni mundësitë emocionuese të karrierës me ne! Ne po kërkojmë individë të pasionuar dhe të talentuar për t'ju bashkuar ekipit tonë dhe për të kontribuar në një mjedis dinamik dhe inovativ ku aftësitë dhe idetë tuaja mund të lulëzojnë.

Kërkon një punë dinamike në terren me orar fleksibël dhe të ardhura të larta?

Bashkohu me ekipin tonë të shitjeve në terren dhe puno për kompaninë më të madhe të telekomunikacionit në vend!

Çfarë të ofrojmë? 

✔️ Punë në terren me liri për të zgjedhur vetë orarin 
✔️ Pagë bazë + komisione ( të ardhura mbi 70,000 lekë në muaj) 
✔️ Mundësi për rritje profesionale dhe financiare 
✔️ Ndërto ekipin tënd të shitjeve

E përshtatshme për ata që kërkojnë fleksibilitet në orar dhe lëvizje!

Nëse ke aftësi të mira komunikuese dhe dëshiron një punë që ofron lëvizje dhe sfida, apliko tani!

Na kontakto: 0694020222
Dërgo CV-në: [email protected]

Ekipi ynë është në pritje të një talenti të ri!

Kompania Albanian Development Company (ADC), në kuadër të zgjerimit, kërkon të punësojë teknike me eksperiencë dhe jo për pozicionin: Teknik/Instalator Rrjeti fiks Fiber & Coax, për në qytetin e Tiranës.

Detyrat

  • Instalimi i linjës nga kaseta deri tek shtëpia e klientit;
  • Vendosja, konfigurimi dhe instalimi i modem-it dhe dekoderit;
  • Plotësim i dokumentacionit.

Kualifikimet

  • Preferohet me eksperiencë të mëparshme;
  • Patentë e klasit B;
  • Aftësi të punojë në grup;
  • Të këtë përfunduar shkollën e mesme;
  • Pranohen edhe kanditatët pa ekperiencë në këtë industri, pasi kompania merr përsiper trajnimet e tyre.

Ofrohen kushte shumë të mira pune, kontratë sipas kodit të punës dhe pagë e kënaqshme.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën: [email protected] ose të kontaktojnë në numrin 0694020222.

Po kërkojmë Operator Telefonik për Shitje (Outbound/Inbound) për të bashkëpunuar me ekipin tonë
të Telesales. Kandidati ideal do të jetë përgjegjës për ruajtjen e marrëdhënieve ekzistuese me klientët dhe gjithashtu do të ndihmojë në rritjen e shitjeve të produkteve.

Nëse keni aftësi të shkëlqyera komunikimi, pasion për shitjet, dhe njohuri të mira për produktet e telefonisë mobile dhe internetit etj, ju inkurajojmë të aplikoni.

Detyrat:

✔️ Realizimi i thirrjeve aktive te klientët ekzistues dhe potencial për të promovuar produktet.
✔️ Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët duke ofruar shërbim të shumë te mirë për klientët dhe duke adresuar pyetjet dhe shqetësimet e tyre.
✔️ Identifikimi i nevojave të klientit dhe rekomandimi i produkteve dhe shërbimeve të përshtatshme për t'i përmbushur ato nevoje.
✔️ Përdorimi i teknikave dhe strategjive të shitjes për arritjen e objektivave dhe për të bërë shitjet.
✔️ Bashkëpunoni me anëtarët e ekipit dhe departamentet e tjera për të siguruar kënaqësinë e klientit dhe për të arritur objektivat e shitjes.

Kualifikimet:

✔️ Përvojë e mëparshme në shitjet aktive ose në telemarketing, perben epërsi.
✔️ Aftësi të shkëlqyera komunikimi, me aftësinë për të ndërtuar marrëdhënie me klientët përmes telefonit.
✔️ Aftësi të forta negocimi dhe bindëse.
✔️ Aftësi për të punuar në një mjedis me ritme të shpejta dhe për tu përshtatur me prioritete të ndryshme.
✔️ Përvojë në përdorimin e softuerëve dhe CRM apo dhe mjeteve të shitjes, të tjera relevante.
✔️ Njohuri për produktet dhe shërbimet e telekomunikacionit dhe internetit perbën epërsi.
✔️ Të ketë përfunduar arsimin e lartë.

Çfarë ofrohet:

✔️ Mundësi për rritje profesionale dhe zhvillim karriere
✔️ Ambient pune i mbështetur dhe dinamik
✔️ Kompensim konkurrues dhe bonuse për arritjen e objektivave
✔️ Trajnime të plota për të filluar punën

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e-mail: [email protected]


Albanian Development Company ADC sh.p.k është në kërkim të kandidatëve të motivuar dhe të orientuar nga rezultatet për t'iu bashkuar ekipit tonë të shitjeve në pozicionin Key Account Manager. Key Account Manager është përgjegjës për shitjen e shërbimeve /produkteve, mirëmbajtjen e bazës aktuale të klientëve dhe gjenerimin e klientëve potencial. Ky profesionist do të punojë me klientë biznesi për të ofruar zgjidhje efektive dhe inovative për nevojat e tyre të komunikimit dhe shërbimeve të tjera të ngjashme.

Detyrat:

✔️ Identifikimi dhe zhvillimi i mundësive të reja biznesi në tregun B2B.
✔️ Krijimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët ekzistues dhe të rinj.
✔️ Analizon nevojat dhe kërkesat e klientëve
✔️ Identifikimi i mundësive për rritjen e shitjeve dhe ofrimin e zgjidhjeve të personalizuara.
✔️ Hartimi i planeve strategjike për të adresuar kërkesat e klientëve dhe për të përmirësuar shërbimin.
✔️ Prezantimi i shërbimeve/produkteve tek klienti.
✔️ Këshillimi i klientëve për zgjidhjet më efektive dhe përfitimet e shërbimeve të ofruara.
✔️ Hartimi dhe paraqitja e ofertave komerciale të personalizuara për të përmbushur nevojat e specifika të klientëve.
✔️ Monitorimi i tendencave të tregut dhe konkurrencës në industrinë e telekomunikacionit.
✔️ Përdorimi i teknologjive dhe mjeteve moderne për menaxhimin e informacionit dhe ndjekjen e performancës së shitjeve.
✔️ Bashkëpunimi me ekipet e tjera brenda organizatës për sigurimin e një përvoje të përmirësuar të klientit.

Kualifikimet:

✔️ Diplomë universitare në degë të lidhura me biznesin, menaxhimin e shitjeve, marketingun ose fusha të tjera të ngjashme.
✔️ Përvojë e mëparshme në fushën e shitjeve B2B jo më pak se 3 vjet
✔️ Njohuri e thellë e produkteve dhe shërbimeve të telekomunikacionit dhe teknologjisë së informacionit ( përbën epërsi).
✔️ Njohuri të avancuara të gjuhes angleze.
✔️ Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
✔️ Aftësi për të punuar në një mjedis konkurrues dhe për të arritur objektivat.
✔️ Aftësi të mira të menaxhimit të kohës.
✔️ Aftësi për të kuptuar dhe për të shpjeguar teknologjitë e reja në fushën e telekomunikacionit dhe teknologjisë së informacionit.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e-mail: [email protected].

Navigo